Këngëtarja Leonora Jakupi është duke punuar në projekte të ndryshme dhe jo vetëm në profesionin e saj.

Këngëtarja pritet të jetë imazh zyrtar i kompanisë Devolli, ajo do të realizojë një këngë me klip dhe po ashtu mendon edhe për një album. Kësaj radhe, Leonora thotë se mund të ketë të reja edhe në jetën e saj sentimentale.

“Kam bërë disa foto që jam imazh i sfilatës së Valdrin Sahitit e po ashtu edhe pjesë e një reklame tjetër”, ka thënë Leonora në një bisedë për Express.

Bukuroshja do të jetë imazh marketingu për kompaninë “Devolli Company”, përderisa ka thënë se do të reklamojë produktin e kësaj kompania“Prince Caffe”.

Por, këto nuk do të jenë risitë e vetme që Jakupi i ka menduar për këtë vit. Leonora ka thënë se ka përfunduar incizimin e një këngë, të cilës pritet që së shpejti t’ia realizojë edhe videoklipin.
“Po, e kam një projekt që tashmë e kam realizuar dhe pritet që t’ia punoj edhe videoklipin. Kam menduar që këngën ta punoj me Max Production. Ndoshta nga gjithë këto të reja do të ketë ndonjë gjë të re edhe në aspektin e jetës time private”, ka thënë Leonora duke shtuar se këtë vit mendon ta lansoj album të ri.

1 Koment

  1. Shume bre po kopjojne kto kengetaret tona…ideja e qesaj foto koka marr prej Rihannes -kanga S&M..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here