Pas realizmit të këngës “Koha s’na fal”, Leonora Jakupi ka zgjedhur si destinacion Maqedoninë, ku është duke performuar për fushatën parazgjedhore që po mbahet atje, dhe atë në krah të partisë e cila është në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Ajo, së bashku me këngëtarët Miranda Hashani dhe Mustafa Ymeri, kanë realizuar një këngë që është dhe si një lloj himni për këtë parti që garon në zgjedhje, ndërsa si protagoniste paraqitet vetë Leonora, si një nga këngëtaret më të njohura dhe më të preferuara të estradës shqiptare.

Sipas Panorama, Leonora për gjithë fushatën që do të organizohet gati në çdo vend që flitet shqip, do të paguhet hiç më pak se 30 mijë euro.

Këtu nuk përfshihen shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit, pasi për të gjitha kujdeset organizatori, ndërsa këngëtarja arkëton shumën e premtuar si fitim të pastër

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here