Leonora Jakupi është nderuar me medalje të artë nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi për kontributin e dhënë në koncertet humanitare gjatë karrierës së saj muzikore.

Leonora është e vetmja këngëtare femër nga Kosova që është nderuar me këtë çmim, pasi ajo deri tani nuk ka ngurruar të marrë pjesë në më se 110 koncerte humanitare.

Ajo ndjehet e kënaqur me këtë mirënjohje që ia ka bërë pikërisht presidenti i Shqipërisë, duke iu dhënë shembull edhe udhëheqësve tanë në Kosovë.

“Ndjehem shumë e privilegjuar që presidenca e Shqipërisë në krye me Bamir Topin më ka nderuar me medalje për kontributin tim që kam dhënë gjatë këtyre viteve në koncertet humanitare. Ishte nder i madh për mua të jem e vetmja femër nga Kosova të nderohem nga një president i një shteti më të dashur për ne siç është Shqipëria”, ka thënë Leonora për “Zëri”.

“Është një ndjenjë e veçantë të kuptosh se karrierën tënde po e përcjellë një shteti tjetër dhe kjo le të jetë një shembull edhe për udhëheqësit tanë”, ka përfunduar këngëtarja kosovare.

1 Koment

  1. po dihet bre kush e meriton medaljen te dua shum leunora ti e meriton e jo adelina ismaili te cilen e urrej ndersa ty te adhuroj

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here