Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot e ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë Vesna Mikiq.

Vesna Mikiq dje kishte dhënë një deklaratë, duke i quajtur shqiptarët terrorostë, e cila kishte nxitur reagime të shumta dhe kjo gjë ndikoi që kryeministri ta shkarkojë atë nga detyra.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, kishte deklaruar dje Mikiq.

Vendimit të Haradinajt i është gëzuar edhe këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka ripostuar dokumentin me vendim për shkarkimin e zëvendësministres së Drejtësisë, të cilin e kishte postuar deputetja Ganimete Musliu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here