Leonora Jakupi sapo e ka realizuar klipin më të ri të këngës “Iluzion”, këngë kjo që është punuar edhe këtë herë nga Don Arbas.

Megjithëse e ka realizuar videon në jug të Shqipërisë, ka dashur të vijë si një flutur, me pamje më shumë nga natyra sesa nga bregdeti i bukur shqiptar, siç kanë bërë koleget e saj.

Klipi është realizuar nga “Max “Production, ndërsa teksti i këngës është shkruar nga Avni Qaili. Mësuam se Leonora e ka gati klipin e radhës, të cilin së shpejti do ta sjellë në treg. M.GJ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here