Leonora Jakupi, e cila prej disa kohësh deklaron se mban ende statusin sentimental “single”, është parë disa herë të shoqërohet me stilistin Valdrin Sahiti, me të cilin parakaloi si çift edhe Tapetin e Kuq të “PriFilmFest” që po zhvillohet në Kosovë.

Të pyetur për shoqërinë me njëri-tjetrin, dyshja kanë pohuar se janë miq dhe kanë vendosur jo rrallëherë të dalin bashkë publikisht, por kjo i ka shtyrë shumë persona që të mendojnë se këngëtarja dhe stilisti janë duke flirtuar.

 

Madje siç tha edhe vetë Valdrini, së bashku kanë qenë edhe për drekë para se të parakalonin të tapetin e kuq të festivalit të filmit.

Por Leonora ka treguar se është e apasionuar pas filmit, prandaj ka marrë pjesë së bashku me të në këtë event. Ne e dimë që Valdrini e vesh Leonorën, por vallë a do t’i veshë ai edhe fustanin e bardhë këngëtares simpatike?!

1 Koment

  1. Nuk eshte aspak e vertet,sa per dijeni Valdrini eshte ne lidhje me Editen,kshtuqe me se pari hulumtoni mire e mire e pastaj publikojeni

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here