Këto ditë ishte shkruar në portale të ndryshme se këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë një ndërhyrje estetike, saktësisht fryrjen e buzëve.

Por këngëtarja kosovare ka reaguar për ta demantuar lajmin, duke thënë për Telegrafi se ajo as që ka menduar për një gjë të tillë.

“E pavërtetë absolute. Madje nuk do guxoja të bëja diçka të tillë”, ka pohuar këngëtarja.

Leonora së fundmi zbuloi se ajo do të jetë imazh i kompanisë ‘Devolli’ dhe së shpejti pritet të sjellë projekte të reja muzikore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here