Vetëm pak kohë më parë ne në ‘Bluetooth’ sollëm në vëmendje atë që fansat i bënin thirrje Leonora Jakupit si këngëtarja e tyre e preferuar, që të niste urgjentisht dietën dhe të binte nga pesha pasi kilet e tepërta po bënin të vetën në imazh.

Dhe mesa duket Leonora e ka dëgjuar këshillën, palestër intensive, vrap si dhe aktivitet i përditshëm shumë i ngjeshur.

Ka qenë kjo metoda që ka ndjekur për të arritur përsëri në formë e për të hequr kilet e tepërta. Imazhi i saj perfekt u vu re këtë herë në finalen e ‘Top Fest’ teksa imazhi i saj u krahasua me të një hyjneshe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here