Leonardo DiCaprio kapet mat me një tjetër supermodeleFiksimi i yllit të Hollywood-it Leonardo DiCaprio, pas supermodeleve bjonde nuk ka të mbaruar.

Pas Gisele Bundchen, Bar Rafaeli, Erin Heatherton dhe Toni Garrn, në rrugën e aktorit është shfaqur një tjetër yll i pasarelave.

Sipas E!News, 40-vjeçari është fotografuar një ditë më parë në shoqërinë e modeles 24- vjeçare të Sport Illustrated, Kelly Rohrbach.

Po i njëjti burim ka thënë se aktori dhe modelja kanë qëndruar gjatë gjithë kohës sëbashku, në after – party –n e CFDA Awards në New York.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here