Leonardo di Caprio, film për skandalin e “Volkswagen”-itNjë film për skandalin e Volkswagen, me një protagonist të shkëlqyer si Leonardo di Caprio pritet të dalë së shpejti. Së bashku me Jennifer Davisson, nëpërmjet “Apia Way”, të dy do të prodhojnë një film për çështjen Volkswagen dhe testimet e saj për të shmangur kontrollet mbi emetimet e makinave.

“Paramount” ka fituar të drejtën kinematografike për librin e Jack Ewing, që do të pasqyrojë të gjitha detajet për skandalin e shoqërisë gjermane, e cila ka instaluar një software të paligjshëm në makinë, për të ndryshuar testimin e emetimit të naftës në natyrë. Libri mbi të cilin po punon gazetari i “New York Times” do të zbulojë një nga mashtrimet më të mëdha në historinë e kompanisë.

Pas “Runner Runner”, “Ujku i Wall Street-it”, “Shtëpia e Hakmarrjes”,” Appian Way”, shtëpia e produksionit të Di Caprio-s, merr për sipër që të trajtojë një histori të vërtetë, një histori ku kompania e automjeteve, konsiderohej e pakapshme në mashtrimin e saj, u kap më duart në thes.

Me anë të një truku arrinte të kalonte testet, ndonëse motori i makinës emetonte 40 herë më shumë gazra të dëmshme se sa e lejonte ligji. Di Caprio është i gatshëm që të tregojë këtë histori, se kush luante pistët në dëm të ambientit dhe shëndetit publik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here