Di Caprio dhe Kate Winslet janë shpallur çifti filmik më romantik i të gjitha kohëve. Më shumë se pesë mijë njerëz janë anketuar për nevojat e ABC dhe revistës People, për të gjetur pesë çiftet më romantike në film.

Kate dhe Leonardo kanë portretizur Rose dhe Jack në filmin “Titanic”, ndërsa dashuria e tyre ka rezultuar si me prekëse nga të gjitha.

Në pozitën e dytë u gjendën Clark Gable dhe Vivien Leigh, të cilët kanë aktruar së bashku në filmin “Gone with the wind”, ndërsa pas tyre janë Richard Gere e Julia Roberts, të cilët ishin të dashuruar tek filmi “Pretty woman”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here