Leona LuisKëngëtarja Leona Luis ka refuzuar ofertën me vlerë prej 1 milion funtesh që të pozojë lakuriqe për revistën “Playboy”.

Një burim ka thënë se këngëtarja e bukur 24-vjeçe, që momentalisht ka vendin e parë me sinllgin e saj të ri “Happy”, është ndier e nderuar nga kjo ofertë, por megjithatë e ka refuzuar atë.

Në të kaluarën, Belinda Karlisle, Nensi Sinatra, LaToja Xhekson dhe Tiffany, të gjitha kanë pozuar për këtë revistë.

Përndryshe, kënga e Leonës “My Hands”, nga albumi i saj i ardhshëm “Echo”, është temë e një video-loje që mban titullin “Final Fantasy XIII”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here