Leona Lewis është duke planifikuar që të rivalizojë yllin Nicki Minaj me aftësitë e saj për të bërë rep në albumin e saj të tretë.

Krijuesja e hitit “Happy”, e njohur për baladat e saj, është duke e përfunduar albumin e saj të titulluar “Glassheart” dhe u ka premuar fansave se do të shohin një anë tjetër të saj, ndërsa thotë me bindje se do të mund të jetë rivale e Nicki Minaj.

“Në albumin tim të ri do të bëj rep. Unë e kam gjetur zërin tim edhe në rep. Unë tani mund të dal pa problem përballë Nicki Minaj. Unë jam aq e mirë, kështu që Nicki kujdes, unë po vij. Stili londinez i repit”, ka thënë Leona.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here