Leona Lewis  shqetësohet për BotënLeona Lewis këtë herë ajo ia ka dhënë vetës edhe një dimension të ri të cilin se kemi njohur.

Këngëtarja ka incizuar këngën epike për filmin e shkëlqyeshëm të James Cameron-it, “Avatar”.

Në këtë mënyrë ajo ka ndjekur hapat e idhullit të saj Celine Dion – e cila këndoi “My Heart Will Go On”, e cila ishte hiti i filmit më të shikuar të Cameronit në vitin 1997, “Titanic”.

Leona ishte po ashtu e habitur nga kënga për “Avatar” përderisa ka thënë se beson që jashtëtokësoret një ditë do të vinë për të jetuar në tokë me njerëzit.

“Ne e kemi dëmtuar aq shumë botën dhe jam e shqetësuar se një ditë ajo do të shkatërrohet dhe do të ringjallet përsëri”, i ka thënë ajo gazetës The Sun.

“Do të jenë njerëz të tjerë të cilët do ta okupojnë planetin tonë për shkak të gabimeve tona. Njerëzi janë aq të padijshëm dhe mendoj se ngrohja globale po ndodh pikërisht tani. Por, universi është shumë i madh që ne të gjejmë një formë për të jetuar në të”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here