Leona Lewis, ka bërë të ditur se ajo e ka incizuar këngën “We Found Love” para Rihanna-s dhe tha se versioni i saj është shumë më i mirë.

Fituesja e “X Factorit” kishte dhënë vokalin e saj për këngën e Calvin Harris, por pastaj ajo këngë iu dha Rihanna-s pasi që Lewis dëshironte një tjetër këngë për ta paralajmëruar albumin e saj të tretë.

“Kam punuar me Calvinin dhe e kemi incizuar këngën “We found love”. Por ai shkoi në turne me Rihanna-n dhe përfundimisht u vendos që ajo ta merrte këngën. Nuk jam ankuar pasi që doja që kënga “Trouble” të jetë kënga e parë e albumit tim. Ishte versioni i njejtë por i imi ishte më i mirë”, thotë ajo.
Kënga e Rihanna-s u bë hitë në 25 shtete dhe është kënga më e shitur në të gjitha kohët, në më shumë se 6.5 milion kopje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here