Leona ka pranuar se ajo dhe shokët e saj kanë kërcyer dhe janë zhveshur në vikend në një pishinë gjatë pushimeve të saj në Portugali.

Isha me disa shoqe në Portugali”, tha ajo. Një nga shoqet e mija kalonte çaste të vështire për shkak se e kishte lënë i dashuri, kështu menduam të bëjmë diçka të çmendur”.

Leona  e cila takohet me elektricistin Lou Al- Chamaa që disa vite – po ashtu ka pranuar se ka dëshirë të ndjek hapat e Madonna’s në muzikë madje të imitoj edhe jetën e saj private, pasi që ka marrë inspirim nga libri i këngëtares “Sex”.

Gjithmonë më ka pëlqyer Madonna, tha ajo. Jam shumë e re për të lexuar ndoshta librin e saj ‘Sex’ por kur e kam lexuar kam thënë, ‘Opa’ shumë mirë për të, nëse është ajo çfarë ajo ka dashur të thotë. Si do ta shpjegoj këtë? Nuk e di…”.

Përderisa ajo adhuron Madonna’n, Leona ka thënë se një yll i famshëm ka qenë shumë e ashpër më të por ajo ka refuzuar t’ia thotë emrin asaj.

Ajo ishte e keqe me mua”, thotë ajo. Ishte dikush e cila duket mirë me dukje, dikush që me ka inspiruar mua”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here