Manekinia dhe aktorja ngjyrë çokollate Noemie Lenoir 30-vjeçe, është gjetur në gjendje të alivanosur në një mal në paralagjen e Parisit La Celle-Saint-Cloud.

Besohet se ajo ka pirë një koktej potencialisht vdekjeprurës të medikamenteve dhe alkoolit në shtëpinë e të dashurit të saj, futbollistit të njohur Claude Makelele, me të cilin ka një djalë pesëvjeçar. Manekinen e alivanosur, e kishte gjetur një person i cili ishte në shëtitje me qenin e tij.

Mrekullisht i shpëton vdekjes

“Kur ka ardhur në vete, Noemie ishte tërësisht e tronditur dhe tejet e sëmurë. Ishte e qartë se ajo ishte munduar t’i bëj keq vetes. E kanë dërguar në spitalin më të afërt dhe ia kanë pompuar lukthin. Tentimi i saj për vetëvrasje, ishte në fakt thirrje për ndihmë. Mjekët thonë se është mrekulli që ka

mbijetuar, pasi kishte konsumuar sasi të madhe të ilaçeve. Tani është në gjendje më të mirë dhe po këndellet”, ka deklaruar një burim i afërt me manekinen, e cila këtë vit ishte fytyrë reklamuese e rrobave të brendshme të firmës ‘Marks & Spencer’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here