Lenny Kravitz ka nënshkruar për të luajtur rolin kryesor në filmin “The Hunger Games”.

Këngëtari, i cili së fundi u paraqit në dramën “Precious” në krah të Gabourey Sidibe, është kërkuar nga regjisori Gary Ross për të luajtur rolin e Cinna, stilistit të modës i cili ka për detyrë të stilizojë karakterin kryesor Katniss (të luajtur nga Jennifer Lawrence).

“Kur e pashë Lenny-n të punojë në ‘Precious’, thjesht u trondita. Ishte i qetë dhe i fuqishëm dhe i kuptueshëm dhe zemërgjerë; të gjithë kualitetet që e definojnë karakterin e tij”, ka thënë Gary.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here