Tina-Turner-300x161Legjenda e muzikës, Tina Turner shijon prej kohësh natyrën e mrekullueshme dhe ajrin e pastër të Zvicrës, ndërsa tani ka vendosur që të marrë edhe nënshtetësinë.

Tina Tuner, 73 vjeç, ka kaluar tashmë një test të autoriteteve lokale si dhe ka dhënë një intervistë, sipas një njoftimi të bërë publik sot nga e përditshmja “Zuerichsee-Zeitung.”

Këngëtarja është transferuar  për të jetuar në Zvicër në vitin 1995, me partnerin e saj për një kohë të gjatë, producentin gjerman, Erwin Bach.

Megjithatë, aplikimi i saj, sipas zëdhënëses së këngëtares, duhet të marrë miratimin nga kantoni i Zyrihut, si dhe nga autoritetet federale, përpara se ajo të pajiset me pasaportën e kuqe.

Tina jeton në qytetin piktoresk të Küsnacht, në brigjet e liqenit të Zyrihut, një zonë në të cilën më parë jetonte edhe Carl Jung. Muzika e Tina Turner është mjaft popullore në Zvicër.

Këngëtarja e hitit “Simply the best” nuk është e vetmja e famshme që shijon kënaqësitë e Zvicrës: Phil Collins, Shania Twain dhe Roger Moore kanë gjithashtu shtëpi në këtë vend.

Për gazetën e madhe gjermane “Blick”, Tina Turner është shprehur; “Unë jam shumë e lumtur në Zvicër dhe këtu ndjehem si në shtëpi.  Nuk mund të imagjinoj një vend tjetër për të jetuar.”

Burimi: http://www.panorama.com.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here