Ledri Vula tri koncerte në një natëAi ka realizuar disa projekte muzikore shumë të suksesshme gjatë 2016-s, çka e bën një ndër reperët më të suksesshëm të vitit që lam pas.

Ledri ka pak ditë që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjersa menjëherë i është kthyer koncerteve për sezonën e dimrit.

Kërkesat për ta pasur atë në koncert janë aq të shumta, sa në disa raste ai po arrin të mbajë edhe tri koncerte në një natë.

E tillë do të jetë nata e sotme (e martë) ku Ledri do të performojë në tri qytete të ndryshme. Nga ora 20:00 ai do të jetë në Suharekë, më pas në orën 22:00 në Ferizaj, dhe prej orës 00:00 në Gjilan.

Duket se energjia e reperit është pandalshme përderisa po arrin tu bëjë ballë koncerteve të shumta. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here