Ledri harron Adelen, zbulohet lidhja me një vajzë tjetër Ishte shtatori i vitit 2015-të, kur u bë publike lidhja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, me një nga vajzat më të bukura të Tiranës, Adela Sollakun, vajza e ish-Kryeprokurorit, Theodhori Sollaku.

Që nga ajo periudhë çifti e ruajtën me fanatizëm historinë e tyre të bukur të dashurisë, edhe pse nuk munguan fotot familjare apo ato në club-e që dëshmonin për lidhje vërtet pasionante. Por nuk vonuan lajmet jo të mira nga çifti.

Fillimisht, ishte emisioni “Prive” që njoftoi se lidhja e tyre ishte në krizë. Ndërkohë burime të sigurta nga revista “Story” kanë njoftuar se Ledri & Adela janë ndarë përfundimisht.

Vetë Ledri e rrëfeu ndarjen nga Adela Sollaku vjeshtën e 2016-s, pasi ishte i ftuar në “Top Show Magazine” në Top Channel për promovimin e klipit më të ri “A jena mirë”. Ledri nuk i shpëtoi pyetjes nga gazetari Ervin Kurti se si po shkonte historia e dashurisë? Lajmeve se është ndarë nga e dashura nga Tirana, Ledri iu përgjigj në mënyrë shumë të sofistikuar duke thënë: “Kjo është një pjesë që s’më intereson shumë të flas.

Adela nuk është person publik së pari, e as nuk e ka hapur Instagramin për të kërkuar ndjekës. Unë kam dashur t’i respektoj asaj privatësinë, gjë që gazetarët deshëm apo s’deshëm nuk na e respektuan. Për fajin tim është bërë e famshme dhe Adela, gjë për të cilën ajo s’ka pasur aspak nevojë. Por gjërat ndodhin, shkojnë e vijnë”, deklaroi ai.

Pas kësaj deklarate u fol për një rikthim, por që asgjë nuk ishte e konfirmuar. Ndërkaq tani mund të flitet për ndarjen përfundimatre të çiftit, pasi burime pranë reperit njoftojnë se ai ka krijuar lidhje të re me një vajzë shqiptare, që jeton në Gjermani.

Vajza me format e kolme është e panjohur në publik, dhe takimet me Ledrin bëhen vetëm jashtë Kosovës.

Ajo quhet Sara, dhe për këtë arsye ka mbyllur profilet e saj virtuale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here