Ledioni uron në një mënyre tepër të veçantë Sarën për ditëlindjeQë prej postimeve të Sarës dhe Lorit në Snapchat, ishte e pritshme që të vinte një urim publik në rrjete sociale edhe nga gjysma e saj më e mirë, Ledion Liço, i cili në këto raste nuk i kursen fjalët e bukura.

Ai ka postuar të njëjtën fotografi të dorës së vogëlushit London, që më parë postoi Sara dhe ka shkruar në gjuhën angleze urimin e tij.

“Kjo është për shoqen time më të mirë, partneren, të dashurën që çdo kush do të ëndërronte ta kishte! Edhe pse London Noor është shpirti i saj binjak i vërtetë, unë jam me fat që të qëndroj pranë dhe të jem pjesë e udhëtimit.

Gëzuar ditëlindjen dashuri! Djali jot në një mënyrë po feston për ty dhe pse ai nuk mund të flasë dot akoma, do të thotë se ti je e mrekullueshme!” – ka qenë urimi i tij i plotë.Besojmë se Sara nuk mund të dëgjonte fjalë më të bukura në këtë përvjetor të ditëlindjes se saj!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here