Reality show televiziv i shumëpërfolur, ku personazhet e njohur shqiptar do të bëhen pjesë e shtëpisë më të vëzhguar në vend ka ngjalluar kureshtje të madhe prej ditës së parë kur është konfirmuar si projekt. Big Brother Vip Albania, do të nis shumë shpejt në Top Channel, por ende nuk dihet se kujt i është besuar drejtimi dhe moderimi i këtij spektakli dhe reality show.
Fillimisht u hamendësua për Ledion Liçon, por ky i fundit e theu heshtjen pikërisht ditën e djeshme. I ftuar në “Top Albania Radio”, për herë të parë ai konfirmoi se nuk do të jetë ai që do të prezantojë Big Brother Vip, pasi edhe këtë sezon i është besuar “The Voice Kids”, formati në kërkim të talenteve të reja në këngë e muzikë në radhët e fëmijëve.

Më pas, ishte emri i Luana Vjollcës që qarkulloi, ndërsa një foto e saj që lançon projektin më të ri televiziv që i është besuar në Top Channel, i bëri të gjithë të dyshojnë se reality show, i është besuar asaj. Por, edhe ajo përmes një interviste të fundit, është shprehur se edhe këtë sezon të ri televiziv do e shohim në krye të “Shiko kush Luan”, në rolin e moderatores dhe autores së këtij programi.
Sa i takon Arbana Osmanit, as ajo nuk është shprehur publikisht deri më sot, nëse do të jetë ajo prezantuesja e këtij reality show, ndaj nuk e teprojmë kur themi se çështja e prezantimit të Big Brother Vip ka mbetur enigmë.
Kush vallë do e prezantojë atë?!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here