Ledio Lako, i cili është bërë shumë i njohur me rolin e Ramadanit, duket se ka qenë më fatlumi në lotarinë që u hodh për gjithë stafin e TCH, gjatë festimit të ditëlindjes në përkujtim të presidentit të Top Channel, Dritan Hoxha.

Në lotarinë ku u përfshinë 700 të pranishëm, çmimin e një udhëtimi turistik çift në Budva e fitoi Ledio.

Bëhet fjalë për një fundjavë në hotelin me 5 yje “Splendid”, në Budva. Ndërkohë që nuk dihet se me kë do shkojë Ledio në këtë udhëtim, sepse ai prej kohësh është pa të dashur.

Pasi i dha fund lidhjes së tij disi të gjatë nga e dashura e tij balerinë, aktori ka pohuar gjithmonë në media se vazhdon të mbajë statusin “single”.

Ndërkohë që jeta e tij ka vazhduar normalisht, me punën në sezonin e ri “Portokalli”. Sipas thashethemeve, thuhet se Ledio për momentin është vetëm, dhe daljet e tij netëve në pub-e janë shumë të rralla.

Vetëm disa muaj më parë, në një interviste për “Panorama Plus”, ai rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij jashtë “Portokalli-së” dhe ambicien për t’iu përkushtuar kryesisht profesionit të aktorit, me synimin për të luajtur edhe role dramatike.

Gjatë verës së kaluar, ai u angazhua dhe në teatër, ndërsa interpretoi në tragjikomedinë me titull “Kolonel Zogu” në teatrin e Elbasanit “Skampa”. Për fansat e “Portokalli-së”, ai ka bërë shumë publik për vete me personazhin e Ramadanit, edhe pse identifikimin në “Portokalli” e ka marrë nga personazhi i Kapo-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here