Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Ledio Lako, i cili është bërë shumë i njohur me rolin e Ramadanit, ende nuk është parë në shoqërinë e ndonjë femre speciale, duke vazhduar të mbajë statusin “single”.

I pyetur nëse Shën Valentini e gjeti vetëm apo me ndonjë femër në krah, ai pohoi: “Vetëm, pasi ende nuk e kam gjetur vajzën me të cilën mund të dal hapur në publik”.

Dhe si duhet të jetë femra me të cilën ai do të dëshironte të krijonte një lidhje? Fisnike dhe jo materialiste”, përgjigjet Ledio. Në lidhje me bukurinë e të dashurës së ardhshme, çfarë preferencash ka ai? “Nuk dua ta ketë bukurinë primare, se femra e ka të shkurtër stinën e rinisë”, pohon.

Pasi i dha fund lidhjes së tij disi të gjatë nga e dashura e tij balerinë, aktori ka pohuar gjithmonë në media se vazhdon të mbajë statusin “single”. Ndërkohë që jeta e tij ka vazhduar normalisht me punën në sezonin e ri “Portokalli” në mars. Sipas thashethemeve, daljet e tij netëve në pub-e janë shumë të rralla.

Vetëm disa muaj më parë, në një intervistë për “Panorama Plus”, ai rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij jashtë “Portokalli”-së dhe ambicien për t’iu përkushtuar kryesisht profesionit të aktorit, me synimin për të luajtur edhe role dramatike. Për fansat e “Portokalli”-së, ai ka bërë shumë publik për vete me personazhin e Ramadanit, edhe pse identifikimin në “Portokalli” e ka marrë nga personazhi i Kapos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here