Vetëm 2 vjet më parë, Ledina Çelo tentoi dhe ia doli mbanë. Realizoi këngën “Dangerous”, me një klip europian dhe ja, ajo hyri për herë të parë në hit-parade-n gjerman. Ambicia tashmë është rritur edhe më… pavarësisht detyrave si nënë, muzika vazhdon të jetë muza e artistes përfaqë- suese e Shqipërisë në Eurovizion.

Pikërisht kënga e saj më e re “Can you touch me baby” është bërë pjesë sërish e hit-parade-t gjerman, ndërsa pretendimet e Ledinës janë rritur edhe më shumë. “Dëshira ime është që tashmë që kënga ka hyrë në mes të 100 këngëve më të mira në Gjermani, të arrij të jem në 20-she”.

Sigurisht, nëse hyn në këtë pjesë të hit-parade-t, Ledina do të kishte fatin e shumë këngëtarëve europianë, të cilët nënshkruajnë kontrata me kompanitë e mëdha muzikore. Ne urojmë që kjo dëshirë e Ledinës të bëhet realitet, ndërsa këtë të diel këngën e sipërpërmendur do të kemi mundësinë ta ndjekim në një interpretim të veçantë në skenën e “X Factor Albania”, ku Ledina do të jetë e ftuar speciale e mbrëmjes!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here