E dashur, e pëlqyer nga të gjithë, gjithmonë me këngë sensuale që janë kthyer në hite dhe të preferuarat e publikut.

Është Ledina Çelo, këngëtarja që në këto dy dekada ka korrur suksese pafund, mes të cilëve është edhe përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion.

E zhvendosur në Gjermani, ajo jo vetëm ka krijuar familjen e saj, por nuk ka lënë as muzikën pas dore duke u bërë pjesë e charter-ave gjermanë.

Por ja që ka ardhur për një këngë shqip. Dhe në këtë pikë zemra e saj rreh fort. Ndaj, kur vendosi të kthehej në tregun shqiptar donte që gjithçka të ishte e përkryer.

Mes shumë materialeve muzikorë që dëgjoi, melodia e krijuar nga kantautori i ri Dren Abazi duket se e bëri për vete.

Dhe ja kënga është e regjistruar dhe ajo që i mungon finalizimit të punës është klipi, i cili shumë shpejt në fakt do të realizohet. Kjo është edhe arsyeja që Ledina është kthyer këto ditë në Tiranë për t’i dhënë jetë këngës së saj të re që do të jetë një baladë, dhe që do të interpretohet vetëm nga artisja e dashur (ndryshe nga çfarë është komentuar në disa media, se Çelo po realizon një duet).

Në fakt, kjo këngë nuk do të jetë e vetmja shqip e artistes, pasi edhe një tjetër projekt do të lançohet brenda këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here