Ledina Çelo shfaqet provokuese në MaldiveLedina Çelo, e cila tash e një kohë nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja në muzikë, prapëseprapë vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi nga ngjarjet e saj në jetën e përditshme, teksa nuk mungojnë nganjëherë as fotografitë, në të cilat shfaqet provokuese.

Dje (e enjte) Ledina ka kremtuar ditëlindjen e saj, gjersa me këtë rast ajo ka vendosur që bashkë me familjen të udhëtojnë për disa ditë pushimi në ishujt Maldive.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram Story disa fotografi, në të cilat është shfaqur mjaft seksi me bikini, teksa shijon ditët e ngrohta në ishujt e largët.

Ledina Çelo shfaqet provokuese në Maldive

Ndonëse i ka arritur të 40-tat në moshë, ajo po arrin që mjaft mirë të ruaj linjat trupore, duke u shquar kështu si një nga trupat më seksi në estradë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here