Ledina Çelo është në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe për këtë arsye ka ndërprerë të gjitha aktivitetet të cilat i ndiqte në vendin ku jeton, në Gjermani, ku është njohur dhe martuar me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e kick boksit, Naim Kabashin.

Ndërkohë, nga burime të afërta me familjen e bashkëshortit të saj mësuam se Ledina pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë të gjinisë mashkull, ndërsa të gjithë ishin të lumtur për këtë lajm, sigurisht edhe çifti i martuar.

Pasi të kalojë fazën e lindjes, këngëtarja do t’i rikthehet normalisht aktiviteteve muzikore, të cilat i ka lënë në gjysëm për shkak të shtatzënisë. Për momentin nuk mendon të largohet nga Gjermania, sepse bashkëshorti i saj Naimi nuk shkëputet nga impenjimet.

Ai ka një kompani sigurimi, ku bën sigurimin e disa diskotekave të mëdha gjermane dhe shqiptare në gjithë shtetin gjerman, gjithashtu, së bashku me kompaninë e tij siguron shumicën e yjeve botërore që vizitojnë Gjermaninë.

Nuk duhet të habitemi nëse një ditë Ledinën e shohim në duet me ndonjë yll botëror, pasi këtë gjë mund t’ia sigurojë bashkëshorti i saj!/Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here