Kanë qenë të bukura këto pushime për këngëtaren Ledina Çelo, e cila pak ditë më parë është rikthyer në Shqipëri.

Këngëtarja, e cila ka kaluar disa ditë pushimi me mikeshën e saj të ngushtë Manjola Nallbani dhe familjet përkatëse në Jug të Shqipërisë, pritet sakaq të sjellë një surprizë në muzikën shqiptare.

Mësohet se këngëtarja së shpejti do të vijë në një duet, me grupin e dashur nga Kosova, “Zig Zag Orkestra”.

Lideri i këtij grupi, Dren Abazi, u bë i njohur në Shqipëri pas daljes në “Top Fest 8” me këngën “Ti dhe unë”, një duet me Anjeza Shahinin, ndërkohë që pritet të sjellë së shpejti një tjetër duet origjinal me këngëtaren e dashur shqiptare, Ledina Çelo. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here