Tashmë që karriera e saj muzikore është pothuaj në pauzë, për shkak të sjelljes në jetë të djalit të saj, Ledina Çelo po i shijon këto momente të jetës së saj si nënë.

Dhe, ashtu si të gjitha femrat në karrierë, duket se ajo e ka sjellë fëmijën e saj në momentin më të mirë, duke mundur që 35 vitet t’i festojë si mama.

Tani presim daljen e saj të parë me ndonjë klip pas lindjes së djalit. Që kur u martua me kick-bokserin kosovar, Naim Kabashi, këngëtarja u largua nga skena për t’iu përkushtuar familjes dhe fëmijës së saj të parë. Ajo solli në jetë djalin, Erlisin, i cili tashmë ka mbushur disa muaj, ndërkohë që paralelisht Ledina po përgatitet për daljet e reja në muzikë, të cilat i kishte lënë në gjysmë gjatë shtatëzënisë.

Ndryshe nga disa artiste të tjera që tregohen fanatike dhe supersticioze për të bërë publike foto të fëmijëve të tyre të porsalindur, Ledina ka vepruar ndryshe. Herë pas here, në profilin e saj në faceboook, ajo poston foto duke u argëtuar me djalin e saj, Erlisin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here