Sapo ka publikuar klipin më tëri me titullin “Femër bizi” ku Ledi Vokshi shfaqet me një look prej vajze të keqe. Sa e keqe është ajo në jetën e vërtetë?

Po aq sa edhe në klip, ndoshta edhe më shumë. Por për ta zbuluar duhet të lexoni intervistën e saj për gazetën Bluetooth.

Në klipin e fundit “femër bizi” dilni me një look trasgresiv dhe keni guxuar të rruani njërën anë të kokës, përse?
Si femër e guximshme dhe plot ide nuk më frikësoi aspak fakti të rruaja njërën anë të kokës dhe as e kam fare problem këtë gjë. Kisha kohë që doja ta bëja por isha e zënë me realizimin e këngëve dhe nuk kisha kohë për të bërë çmenduri të tjera.
Edhe Elvana Gjata dhe Nora Istrefi kanë një look të ngjashëm, ju sa jeni frymëzuar prej tyre?
Si vajzë shqiptaro-amerikane që jam, nuk kam asnjë arsye të kopjoj këngëtaret shqiptare. Kam parë live dhe kam ndjekur nga ekrani vip-at amerikanë që me çmenduritë e tyre më kanë frymëzuar për të realizuar ide ekstreme për sa i përket look-ut. Shembull konkret për rruajtjen e kokës ka qenë motra ime, Aida Vokshi që është stiliste e njohur në New York. Jetoj prej pak kohësh në Shqipëri por brenda meje ka akoma shumë ide amerikane. Është më e drejtë të ndjek këto ide sesa ide nga këngëtare shqiptare. Jam kundra imitimeve nga VIP-at shqiptar të cilët vishen, kërcejnë dhe trukohen në të njëjtën mënyrë..
A duhet këngëtaret të ndjekin modën apo duhet të vijnë me një look sa më origjinal?
Personalisht modën e bëj vetë dhe e ndjek vetë. Për mua moda mban emrin Ledi Vokshi. Realizoj të gjitha idetë që më vijnë në kokë, nuk ndjek tendencat që vijnë nga stilistët, po ta bëja do të dukesha si gjithë të tjerët. Veçantia dhe individualiteti është një dhunti e cila më pëlqen.

Po nga ana profesionale a keni idhuj të muzikës prej të cilëve frymëzoheni?
Po, këngëtarja e cila ka qenë idhulli im është Merita Halili. Më frymëzon dhe më bën të mësoj që muzika është e pavdekshme. Nga këngëtaret botërore më pëlqen Beyonce Knoëles, J. Lo sepse kanë shumë individualitet dhe gjithmonë sjellin rryma të reja muzikore.
Po nga këngëtaret e reja cila mendoni se është këngëtarja e momentit?
Ka shumë këngëtarë të rinj të cilët duhen mbështetur por nuk dua të veçoj një emër konkret.
Për të realizuar këngën “Femër Biz-I” keni bashkëpunuar me studion “Three dots” dhe të gjithë bashkëpunëtorët tuaj në këngë janë pjesëtarë të lidhur me studion, përse zgjodhët “Three dots”?
Isha në kërkim të një producenti tëri dhe isha në bisedime me disa studio të tjera në Kosovë. Ndërkohë gjeta një material të cilin po e punonte Ervin Gonxhi. Mu duk I përshtatshëm dhe kështu lindi bashkëpunimi me Ervinin dhe pastaj edhe me anëtarë të tjerë të “Threedots Production”
Keni kohë që po tentoni të hyni në tregun muzikor, por ky është një prej klipeve më të transmetuara të karrierës suaj, besoni se kjo këngë do të bëhet një hit?
Nëse një këngë do të godasë apo jo duket që në momentin që nis projekti. Unë kam punuar me një staf të shkëlqyer si Ervin Gonxhi, Stresi, Samanta Karavela të cilët janë emra të njohur në tregun muzikor dhe të cilët dhanë mbështetjen e duhur për të realizuar një hit. Pastaj, edhe klipi dhe i realizuar nga Alexandër është tepër i realizuar. Për këtë arsye mendoj se kënga ka gjithçka duhet për tu bërë hit.
Në klip shfaqeni si “bad girl”, ju pëlqen të përcillni më shumë këtë imazh te publiku apo imazhin e vajzës “ujë e sapun?
Unë nuk kam nevojë të bëhem “bad girl” kam lindur “bad”, I’m not bad girl, im just born bad.
Po pamja juaj e jashtme ka ndikuar në suksesin si këngëtare?
Unë nuk po konkurroj si modele por po punoj çdo ditë e më shumë për të qenë një këngëtare me vlera. Pamja e jashtme ka rëndësi për një këngëtare por nuk është më kryesorja. Looku im origjinal dhe modestia më kanë bërë të fitoj vëmendje si këngëtare në radhë të parë pastaj si vajzë tërheqëse.
I kushtoni rëndësi pamjes së jashtme?
Kujdesem si çdo femër por pa e ekzagjeruar duke hedhur një kilogram krem në fytyrë. Në jetën e përditshme nuk përdor make up kurse skenës I kushtoj rëndësi të veçantë make up-it dhe lookut në përgjithësi.
Jeni pro apo kundër operacioneve plastike?
Nëse dikush mendon se mund të ndihet më mirë duke pasur ndërhyrje plastike atëhere jam pro, pse jo, gjithkush ka të drejtë të ndihet i bukur.
Ju vetë do të bënit ndonjë?
Jam e kënaqur për momentin, ndoshta në të ardhmen nuk i dihet. Me këto ritme që po ecën teknologjia dhe përmirësimet në look falë saj, ndoshta mund të bëj ndonjë ndërhyrje.
Duke qenë femër e bukur, jeni në qendër të vëmendjes mashkullore, si silleni me meshkujt?
Nuk përpiqem të ndryshoj, jam vetvetja, nëse më pëlqejnë ok, nëse jo të vijë tjetri që ka radhën.
Kohët e fundit kemi parë shumë personazhe publikë të publikojnë lidhjet sentimentale, ju do ta bënit?
Lidhjet e ca “Vip-ave” shqiptare janë shumë qesharake. Sot dëgjoj që një personazh ka rënë në dashuri, pastaj befas nuk duhen më. Për këtë arsye unë nuk do të nxitoja të publikoja një raport dashurie derisa të sigurohem se e njoh mirë partnerin tim dhe kur ta ndjej që bëhet fjalë për një lidhje të fortë dhe afatgjatë.
Ju do ta “shfrytëzonit” një lidhje për të krijuar famë?
Një lidhje mund të më bëjë të lumtur por jo të famshme. Ka ndodhur që personazhe publikë kanë bërë famë në këtë mënyrë ose kanë fituar emër prej dikujt tjetër. Por për mendimin tim ky nuk është ndërtimi i emrit në show biz, ky është shkatërrim i emrit që do të krijosh. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here