Ka lindur vetëm pak ditë më parë, duke sjellë kështu në jetë djalin e saj të parë nga lidhja me një biznesmen, për të cilin shumë pak ka folur në media.

Kjo, për shkak se ai nuk dëshiron të ketë shumë vëmendje mediatike. Dashuria mes tyre ka qenë tipike, nga ato me shikim të parë. Ledi Vokshi tashmë na prezanton me djalin e saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Aidan, emër ky i vendosur nga tezja e tij.

Djali ka lindur më 30 mars të këtij viti dhe ka peshuar 4 kg e 400 gram. Lindja është kryer me prerje cezariane, edhe përkundër dëshirës së madhe të Ledit që të bëjë lindje natyrale.

Ndërkohë që bebi i saj ka edhe faqen e hapur nga e ëma në “Instagram” nën emrin @bebiaidan e që të gjithë mund ta ndjekin në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here