Sensuale, seksi dhe shumë provokuese, kështu shfaqet në videoklipin e saj më të fundit, “Femër Biz-i” këngëtarja Ledi Vokshi.

Që në fillimet e saj do të spikaste për një stil të veçantë dhe do të sillte për publikun bashkëpunimin me Vagabondin “Çuna si ty Durrësi ka plot”.

Në një intervistë për TH&TH, simpatikja Ledi Vokshi flet për planet e projektet e reja muzikore, marrëdhëniet mes femrave të show bizit dhe për stilin e saj të veçantë e rebel në muzikë. Bukuroshja do të sjell së shpejti edhe këngën e saj “Tempation”, një bashkëpunim me reperin amerikan Nader Red.

Keni pak kohë që keni publikuar këngën “Femër biz-i”, çfarë keni dashur të përcillni me anë të saj?

Kënga flet për një “SHOW GIRL” pra një femër e SHOW BIZ-it që njerëzit dhe media, gjithmonë tentojnë ta nënvlerësojnë dhe presin kur ajo të gaboj. Unë luaj rolin e një vampireje që i përdor meshkujt si skllavë e sado që mund të shijoj një çast nuk dua të diskutohet në media. Për këtë arsye i kafshoj dhe i mbys para se” paparazzi”, ta marr vesh e të më prishë punë. Sado që të mundohen të më bëjnë keq unë nuk rrëzohem, buzëqesh e vazhdoj sërish.

Është një këngë shumë provokuese, si ka qenë reagimi i publikut kundrejt saj?

Lëvizjet, sensualiteti dhe stili e bëjnë klipin provokues. Mendoj se thjeshtësia është gjëja më e bukur e çfarë bën më të nxehtë. Roli kryesor, Iljard Shaba që është në grupin e Erik Lloshit, si dhe aktrimi im ia ka vënë flakën (qesh). Reagimi ka qenë shumë i mirë por edhe ata që mund të mendojnë se është tepër provokues, do të mësohen se duam të ecim drejt Europës apo jo?!

Back vokal është një emër i njohur në muzikën shqiptare, Samanta Karavella pse pikërisht ajo?

Samanta Karavella, një zë i ëmbël ishte e përshtatshme për të ma ëmbëlsuar edhe pak këngën. Ajo ka bërë edhe back vokalet e këngës time nga Big Basta “INDIPENDENTE”.

Projektet tuaja të ardhshme pas klipit Femer Biz-i?

Jam në punim e sipër të videoklipit me reperin nga Chicago “NADER RED” për këngën “Temptation” dhe një projekt tjetër për tu punuar me nge në studion e Threedots (qesh).

Do të merrni pjesë në “Këngën Magjike”?

Kjo duhet të lihet surprizë meqënëse nuk jam 100% e sigurt nëse do jem në Shqipëri apo në New York.

Meqënëse kënga titullohet “Femër Biz-i”, si janë marrëdhëniet mes ju femrave të showbizit?

Si zakonisht femrat janë gjithnjë xheloze për njëra-tjetrën, por unë i kam respektuar dhe do ti respektoj sepse s’kam çfarë të xhelozoj. Xhelozia është sëmundje.

Ndjeni rivalitet dhe konkurrencë të fortë?

Jam kthyer në Shqipëri me mendjen “GO HARD OR GO HOME”, (vazhdo fuqishëm ose kthehu në New York), nuk kam rivale në stilin tim. E dominoj skenën për ata që kanë patur kënaqësi të më shohin në koncerte.

Keni mike artiste?

Patjetër që po. Të gjithë jemi të thjesht në jetën tonë të përditshme dhe të gjithë kanë një vend në tregun muzikor. Miqësia dhe karriera janë dy gjëra të ndyshme, që duhet ti ndajmë.

Sa të vështirë e keni patur rrugën tuaj në fushën e muzikës?

Të hysh në tregun e muzikës me këngën time të parë, “ Çuna si ty Durrësi ka plot”, me Vagabondin. një super hit, që akoma dëgjohet (pa videoklip), ka qenë jashtëmase e vështirë.

Ndiheni e kënaqur me punën e deritanishme dhe çfarë synon të arrij Ledi akoma në fushën e muzikës?

Jam e kënaqur, por akoma për të sjellë. Ky është fillimi. Synoj të vulosem si një performer dinamike në skenë. Kur të jem e kënaqur me veten atëherë do them mjaft. Më duhet thjesht mbështetja dhe skena. Ju uluni dhe shijoni shfaqen që do ju sjell (qesh).

Përveç muzikës me çfarë merreni tjetër?

Momentalisht i kam kushtuar vëmendjen muzikës, por nuk do jetë e vetmja.

Keni një tjetër hobi veç saj?

Kërcimi, aktrimi, palestra dhe harxhimi i lekëve…

Si e kujtoni daljen tuaj të parë në skenë?

Daljet e mia të para kanë qenë me korin dhe e di që gjithmonë kam qenë e lëvizshme, pasi mësuesi më bërtiste të rrija në vend. Këndoja nga Soprano tek Alto dhe i ktheja këngët në ritmike.

Sa keni ndryshuar nga atëhere e deri tani?

“Senet s’ndryshoj un kam me met e njejtë”, të gjitha tekstet i përkushtohen 100% momentit dhe Ledit. Unë jam ajo që jam, do luftoj të më pranoni kështu dhe nuk ndryshoj.

Sa kohë i kushtoni vetes tuaj në ditë?

Jam shumë e thjeshtë dhe sportive. Bëj një lyerje të thjesht në mëngjes dhe më shumë kujdesem për mënyrën e të ushqyerit dhe sporteve fizike.

Ndonjë të re nga jeta juaj sentimentale?

Ende akoma.. Siç thotë kënga “SINGLE LADY” për jetë NA NA NA, ca po them është e vërtet NA NA NA. (qesh)

Nga të gjitha klipet tuaja cilin keni më të preferuarin?

Femër Bizi-i pse mos të jem modeste. Kam punuar shumë për të bërë diçka interesante dhe të përshtatshme me veten time dhe ka dal shumë i bukur dhe pikë.

A keni një idhull në muzikë dhe nëse po cili është ai/ajo?

Më pëlqejnë shumë artist si shqiptar si edhe të huaj si Jennifer Lopez,Beyonce etj. Por veçoj shqiptaren, Merita Halilin që është yll në skenat tona dhe një familjare, grua,nënë, zonjë.

Imitoni dikë apo përpiqeni të jeni vetvetja?

Unë imitim asnjëherë. Ledi nuk mund të bëhet si asnjë këngëtare tjetër, e as ato si unë. Unë ofroj çfarë di mëse miri, për të kënaqur dhe fansat e mi. Jam vetëm në konkurrencë me vetveten.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here