Këngëtarja e modelja Ledi Vokshi e cila jeton në Shtetet e Bashkuara ka zgjedhur Tiranën për promovimin e albumit të saj më të ri “Indipendente”.

E pritur si një supes star në tapetin e kuq, ajo u prezantua me miqtë me një veshje mbrëmjesh, por nata e zhveshi këngëtaren e cila vetëm pas pak çastesh edhe pse dimër, hoqi rrobën e gjatë për të dalë me pantallona të shkurtra dhe një bust, ngjyrë blu saks, shoqëruar nga një pelerinë e verdhë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here