Ledi Vokshi, e cila u bë e famshme me pjesëmarrjen e saj në realit shou “Shpija e Kosovës”, thotë se as ajo por as Dafina Zeqiri nuk është një femër “perfekte”.

Këngëtarja, e cila sapo ka lansuar këngën e re të saj “Perfekte”, gjatë një interviste për Top Kosova Radio ka pranuar se ajo vetë nuk është një femër “perfekte”, siç thotë titulli i këngës. Por ajo shton se as kolegët e saj nuk janë ‘”perfekte”, e në veçanti këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila sipas Ledit, “duhet të jetë vetvetja”.

Ledi ka treguar edhe se ende askush nuk i kanë rrëmbyer zemrën, dhe që personi t’ia rrëmbejë zemrën duhet të jetë shqiptar dhe ta respektojë atë si femër.

Ledi këto ditë kishte qëndruar në Amerikë, në Durrës dhe Prishtinë, pikërisht për të promovuar këngën e saj më të re. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here