Në estradën kosovare janë duke ardhur plotë këngëtarë të rinj. Këtë herë ai që është duke punuar tash e sa kohë me një talente të re është këngëtari dhe producenti i njohur Blerim Muharremi.

Si duket Blero deri më tani nuk ka dashur që të flasë për media, mirëpo Telegrafi mëson se vajza me të cilën është duke punuar ai, është Lea Metolli, e cila jeton në Suedi. E gjitha çfarë është pohuar deri më tash për Lean është se ajo vërtete ka një zë të veçantë dhe tepër të fuqishëm.

Një burim i afërt i producentit ka pohuar se Lea është një vajzë tepër punëtore dhe pritet të arrijë shumë nga vet fakti që tash e pothuajse gjashtë muaj mbyllet në studio dhe ballafaqohet me kërkesat e shumta të Bleros, i cili jo lehtë merr përsipër talent te rinj kur dihet se e gjithë barra bie mbi supet e tij.

Lea së shpejti pritet të shfaqet pata publikut kosovar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here