Me siguri e keni mësuar se sheshi “Skënderbej”, më 25 korrik, do të ushtojë nga muzika më e mirë e artistëve shqiptarë si Ylli Limani, Dhurata Dora, Arilena Ara, Eugent Bushpepa, Young Zerka etj.

Gjithashtu, keni mësuar se e ftuara speciale do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. I gjithë eventi muzikor vitin e kaluar u prezantua nga Klea Huta, por këtë vit, nga sa është mësuar, moderatorja dhe këngëtarja prej ditësh është në Amerikë për xhirimet e programit të ri që do të nisë sezonin e ardhshëm në Top Channel.

Siç shkruan Blitz, Klea dhe grupi i saj i punës ka realizuar xhirimet e intervistës së Emina Çunmulajt dhe mbulimin e dasmës së Afërdita Dreshajt.

Por, me sa duket, Klea i ka lënë në mes xhirimet dhe ka marrë fluturimin e parë drejt Tiranës për të prezantuar një prej koncerteve më të mëdha që do të mbahet në sheshin Skënderbej.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here