lda Bejleri flet për lidhjen me ShaqirinGazetarja Ilda Bejleri ka folur për herë të parë për futbollistin Xherdan Shaqiri.Në një intervistë për ‘Bluetooth’, Ilda Bejleri për herë të parë foli publikisht rreth historisë me futbollistin e mirënjohur Xherdan Shaqiri.

Ajo ka treguar se si është takuar me të për herë të parë dhe për intervisten të cilën e ka zhvilluar për Top Chabbel.“E vërteta është se unë kam zgjedhur të mos prononcohem kurrë më parë në media për këtë fakt.

E gjitha ajo çfarë ka ndodhur ishte një intervistë dhe një darkë që ne kemi ngrënë në Milano. Këto thashetheme dolën pasi intervista u realizua në mënyrë perfekte dhe të gjithë merreshin me pjesën se si ai mund të më ketë parë përgjatë darkës”, tha Ilda.
ilda 2

“Diskutimi mori një rrjedhë shumë intim, ndoshta edhe për shkak të pyetjeve. Unë me Xherdanin jemi miq, ndoshta kjo ishte arsyeja që i tha ‘po’ intervistës”.

Në vijim ajo tregoi se kur e ka njohur për herë të parë djaloshin nga Gjilani dhe se si i kishte folur ajo shqip atij.
“Për herë të parë e kam takuar në aeroportin e Londrës, ku ai luante me Bayern Munichun. Ka qenë finalja mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmundit dhe ishte një rastësi takimi ynë. Unë gjeta mundësinë dhe i fola shqip, ai po ma ktheu në shqip dhe që aty nisi miqësia jonë””, theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here