Njoftohet se albumi i Avril Lavigne është anuluar sërish, si pasojë e ndarjes së këngëtares nga burri i saj, Deryck Whibley.

Albumi ishte caktuar të lansohej në nëntor të vitit që shkoi, mirëpo u shty për dy muaj, si pasojë e ndarjes së çiftit, ndërsa tani është shtyrë sërish deri në verën që vjen, për shkak të procedurave të divorcit.

Faqja Jam! Showbiz njofton se çështja është se në album kanë punuar bashkë Avril dhe Deryck, kështu që e kanë të vështirë që në njërën anë të vihen kundër njëri-tjetrit në gjykatë, dhe në anën tjetër të punojnë së bashku në studio.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here