Avril Lavigne ndjen se e ka rigjetur inspirimin, pasi ishte sulmuar në një përleshje në një kafeteri muaj më parë.

Krijuesja e hitit “Wish You Were Here” ishte lënë e përgjakur dhe e gërvishur pasi ajo dhe i dashuri i saj, vëllai i Kim Kardashian, Bordy Jenner, ishin përfshirë në një përleshje me pesë të tjerë në Los Angeles. Por, tani duket se ajo e ka lënë pas incidentin dhe është përqëndruar në muzikë.

“Unë jam në studio duke shkruar dhe inçizuar një këngë të re. Dhe unë po mendoj për të gjithë ju. Unë po kënaqem, tashmë i kam përfunduar dy këngë”, ka shkruar Lavigne në Twitter.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here