Lavdim Sylejmani, një djalosh 23-vjeçar me prejardhje nga Kosova, është duke kandiduar për Mister 2012 të Zvicrës.

Ai kishte migruar me familjen në Zvicër që në moshën tre vjeçare dhe tani Pregassona të Tesinës. Siç transmeton Albinfo, Lavdimi studion ekonominë ndërsa e ka hobi futbollin, tenisin, volejbollin, fotografimin dhe udhëtimin.

Në portretin e publikuar në mediet zvicerane, Lavdrimi thotë se ruan në kujtesë pushimet në SHBA me të dashurën e tij, kurse e kishte përjetuar rëndë kohën, kur babi i tij ishte shtrirë për dy javë në kujdesin intensiv me probleme të zemrës.
“Unë e kam përjetuar rëndë, kur babai im ishte shtrirë në mesin e të gjitha aparateve”, thotë Lavdrimi.

Lavdrim Sylejmani kishte hyrë në konkurrencën e ngushtë për Mister 2012 në një garë të fortë prej 100 pretendentëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here