Laura Pausini nderohet me Latin Grammy Laura Pausini nderohet me nje tjeter cmim nderkombetar.

Kengetarja e famshme italiane ka fituar cmimin ne kategorine “Albumi me i mire per femra pop” ne edicionin e 10-te te Latin Grammy, qe u zhvillua ne Las Vegas.

Pausini, e cila eshte nderuar me cmimin per albumin “Primavera Anticipada”, pati nderin te hapte show-n me nje performance, te cilen e ndoqen persona nga e gjithe bota, asistuar nga nje trupe akrobatike e Cirkut te Diellit.

Kengetarja, e cila flet me mire spanjisht, u shpreh se pas marrjes se cmimit, ndihet pak latine, ndersa njoftoi se do te terhiqet per dy vjet nga skena per te qendruar me shume me familjen.

“Nuk kam qene nje vajze e mire”, tha Pausini, e cila per shkak te karieres, ne 16 vitet e fundit ka jetuar larg shtepise. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here