Laura NezhaMe crazy se Nicki Minaj dhe Iggy Azalea kështu thotë Laura Nezha në këngën e re, “Luv that” Bukuroshja që ka dalë nga “Gjeniu i Vogël” në Tv Klan po kthehet në një sensacion.

Më muzikë nga “Stine Records” Laura Nezha ka treguar se jo vetëm është një aktore e shkëlqyer por edhe një sex bombë me skenat provokuese në klipin “Luv That”.

Në fabulën e këngës thuhet se Laura është më e bukur se skllavja Izaura. Këtë të fundit publiku shqiptar e mban mend si një femër seksi nga një telenovelë e vjetër që është transmetuar para shumë vitesh në television.

Laura kishte kohë që nuk publikonte këngë, pasi i ishte përkushtuar vetëm teatrit. Prezantimi i fundit si këngëtare për Laura Nezhen ka qenë ai në “Kenga Magjike” 2011 me një baladë që mban titullin “Jo se di”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here