Producenti i “Pixar” dhe “Disney animation” ka fituar çmimin kryesor të Organizatës që promovon distributorët dhe producentët e filmave të shkurtër.

John Lasseter që do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, është nderuar me këtë çmim një natë para se ai të parakalonte në tepihun e kuq në Los Angeles.

Ndihem mrekullueshëm, sepse unë i dua filmat e shkurtër”, ka thënë Lasseter. Për të nderimi që i është bërë me marrjen e këtij çmimi i jep më shumë motiv që të mos ndalet së bëri filma të shkurtër. Këtë çmim “Short’s International” ua ndan çdo vit producentëve të ndryshëm që prodhojnë filma të shkurtër.

Lesseter është fitues edhe i një çmimi “Oscar”. Në vitin 1988 për filmin “Tin Toy” ai ka marrë çmimin për animacionin më të mirë të shkurtër. Në vitin 1995 për filmin “Toy Story” ka marrë çmimin special në BAFTA.

Në fund të vitit të kaluar filmi “Toy Story 3” për dy javë ka qenë njëri prej filmave më të shikuar në kinematë amerikane dhe ato evropiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here