Lansohet “Veni jem” nga Jachki dhe Naser BerishaËshtë lansuar bashkëpunimi më i ri ndërmjet Jachkit dhe Naser Berishës.

Kënga mban titullin “Veni jem”, ndërsa dy këngëtarët janë kujdesur për tekstin, kurse temë e këngës janë pakënaqësitë e popullit.

Në një prononcim për Telegrafin, Arian Kosumi (emri i vërtetë i reperit) ka thënë se kjo është kënga e parë që i paraprin albumit, në të cilin do të ketë bashkëpunime të tjera dhe klipeve muzikore.

Klipi është realizuar nga GMC, ndërsa kënga është një kombinim interesant i një rep-artisti me një roker të dëshmuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here