Landi i 'West Side Family' ka ndërruar statusinPa bërë shumë zhurmë në media, anëtari i grupit “West Side Family”, Land Hysi ka ndërruar statusin e tij.

Ai është martuar. E si e do zakoni, menjëherë pas martesës ai dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar për në Majorka, ku janë duke kaluar muajin e mjaltit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Dr. Flori, anëtari tjetër i grupit, gjatë një emisioni televiziv. Landi kohët e fundit është shfaqur edhe në rolin e prezantuesit.

Atij i është besuar të prezantojë emisionin “Mos beso, po deshe”, në televizionin “Vizion Plus”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here