Viti që po lëmë pas, ka qenë shumë i suksesshëm për këngëtaren, Lana Del Rey, që rezultoi me publikimin e dy albume, “Born To Die” dhe “Paradise”, të cilat i sollën asaj sukses të madh, por edhe para të mëdha.

Me parat e fituara, 26 vjeçarja, si duket po ia bën qejfin vetes pa menduar se sa po harxhon. Ajo ka shpenzuar 2,850 dollarë në një dyqan dekorimesh për oborr, dhe krejt cfarë ka blerë ishte një kacube në formë njëbrirëshi, për shtëpinë e saj të re në Beverlly Hills.

Lana, sapo e pa atë, menjëherë u interesua që ta blinte pa hezituar të mendohej për cmimin.

Këngëtarja, kishte të veshur një fustan të bardhë kombinuar me një qantë të zezë dhe me një triko të bardhë në flokë. Së fundmi ajo ka deklaruar se nuk e e shpreh personalitetin e saj nëpërmjet modes dhe se shijet e saja për modën i ka të definuara qysh nga mosha shtatë vjecare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here