Këngëtarja Lana Del Rey së shpejti mund të shfaqet në ekranin e madh. Producenti i famshëm Harvey Weinstein beson se ajo ka gjithçka që i nevojitet për një aktore të suksesshme.

Producenti Harvey Weinstein, i cili qëndron prapa hit filmeve si “The Artist” dhe “Zonja e Hekurt”, po përpiqet të bindë Lana Del Rey që të provojë veten në ujërat e aktrimit.

“Harvey di gjithçka në lidhje me Lanan dhe është një adhurues i madh i muzikës së saj. Është i bindur se ajo ka karizmin dhe pamje të mirë që janë vendimtare për një aktore” zbuloi një burim i afërt me producentin për “The Sun”.

Lana Del Rey tashmë ka një përvojë para kamerave. Ajo vetë ka drejtuar xhirimet për videospotin e këngës së saj, “Video Games”, në të cilën ka rolin kryesor.

Ndërsa së fundi kolegia e këngëtares 25-vjeçare, Cheryl Cole, ka konfirmuar se Lana do të jetë mysafire në albumin e saj të ri “A Million Light’s” që do të dalë në shitje më 18 qershor të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here