Këngëtarja e re, Lana Del Rey, i ka vetëm 28 vjet, por në një intervistë të fundit për revistën “GQ” pranoi se është esëll vetëm në nëntë vitet e fundit!Bukuroshja Lana, e cila për këtë revistë të famshme është fotografuar krejtësisht lakuriq, duke mbuluar vetëm gjinjtë me flokë, foli haptazi për ditët kur ishte e dehur dhe pranoi se alkoolin e ka filluar shumë herët.

“Për këtë gjë më kanë dërguar qysh në moshën 14-vjeçare në një internat – që të këndellem! Kanë kaluar nëntë vjet qysh kur kam pirë së fundi,” pranoi këngëtarja flokëkuqe.

Edhe pse është përfolur se ka qenë për vite të tëra e varur nga droga, këtë temë këngëtarja e muzikës kantri nuk e ka prekur.

Duke marrë parasysh se sa ka investuar në muzikën e saj, këngëtarja ka pohuar se është përpjekur që nga shfaqja e saj e parë në një televizion të krijojë një imazh të mirë në qytetin e New Yorkut, për të cilin është e gatshme edhe të vdesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here